Kanos me armë zjarri kushëririn, arrestohet 62-vjeçari në Tropojë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar në Tropojë pasi kanosi me armë zjarri kushëririn e tij.

Në pranga ra shtetasi me iniciale Z.A., banues në fshatin Kasaj. Dyshohet se për motive të dobëta, ai kanosi 57-vjeçarin me iniciale R. A., banues po ashtu në fshatin Kasaj.

“Z.A., 62 vjeç, u arrestua pasi në fshatin Kasaj, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri kushëririn R.A., 57 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë,”-raporton policia.

Uniformat blu po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Zjarr Tv Ad