Kaosi i trafikut irriton qytetarët në Tiranë

0
1809
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bllokimi i një segmenti tjetër në sheshin Skënderbej ka sjellë irritim tek qytetarët për shkak të bllokimit të trafikut.

Shumë njerëz thonë se bashkia po luan me nervat e qytetarëve dhe pikërisht në prag të festave të fundvitit, ku në vend që të ndihmohen drejtuesit e automjeteve, ata po rraskapiten.

Kurse bashkia thotë se po përpiqet të punojë për rehabilitimin e zonës.

Gjithsesi, kush kërkon të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, duhet të llogarisë se kohën më të madhe të vizitës së tij do e kalojë në makinë.

Cingërisja e nervave fillon shpejt për banorët e këtij qyteti, që në orët e para të mëngjesit. Psherëtima të del nga shpirti kur sheh vargun e makinave që nuk i duket fundi, dhe kthen kokën e sheh me zili teksa këmbësorët apo biçikletat spërdridhen në mes të hapësirës së makinave.

Por është ftohtë, fëmijët duhen dërguar në kopësht ose shkollë, vendi i punës është disa kilometra larg.

Qyteti nuk të ofron shërbime publike, ose dhe ato që janë, janë të ngadalta dhe të rralla. Në stacionet e urbanit, sheh me qindra njerëz, që do i shtohen qindra të tjerëve që gjenden brenda tyre.

Të gjithë duan të nxitojnë, por trafiku që s’mund ta rrokë dot një mendje normale ia pret hovin. Urbanët largohen të mbushur plot e përplot, dhe do jesh me fat nëse arrin në destinacion pa gjendje të fikëti.

Ngado nëpër rrugët e Tiranës, dëgjon bori makina dhe njerëz që shajnë me zë të lartë ose nëpër dhëmbë, dhe të gjitha këto shkojnë për Erjonin e vogël të Bashkisë, i cili i gënjeu paturpësisht…

Ku shkojnë 15 miliardë lekët?

Rikualifikimi i sheshit në qendër shihet nga opozita si një aferë e pastër korruptive. Deri më tani janë alokuar 15 miliardë lekë për rikonstruksionin e tij. Projekti është bërë nga studioja belge 51N4E, për të cilën PD tha sot se janë hapur hetime në Belgjike pikërisht për shkak të aferave dhe tenderëve të dyshimtë që fiton nga Edi Rama.

Dhe jo vetëm kaq, por çfarë është më ironikja mbetet fakti se qytetarët e Tiranës, nuk do të shpëtojnë ndonjëherë nga ky trafik për arsye se sheshi do të kthehet në pedonale, parkim nëntokësor qendër tregtare, dhe më pas kulla shumëkatëshe.

As shembja e ndërtesës së INSIG nuk solli ndonjë gjë të re në lehtësimin e trafikut, kjo për arsye se, aksi që të çonte nga Muzeu Historik Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Energjitikës mbante dhe peshën kryesore të trafikut. Pra, të gjithë qytetarët e Tiranës, dhe ata të rretheve që kalojnë tranzit nëpër të, duhet të harxhojnë nerva, kohë dhe para.

***

Bashkia Tiranë udhëzon të gjithë drejtuesit e makinave se lëvizja nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit do të devijohet djathtas në rrugën ‘Abdi Toptani’, pra nuk do të lejohet lëvizja në aksin përpara institucionit të Bashkisë.

Gjithashtu, edhe qarkullimi i autobusëve urbanë në sheshin “Skënderbej” do të devijohet vetëm djathtas në rrugën “Abdi Toptani”.

Segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për makinat dhe motorët, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Ja flukset të cilat përplasen të gjitha tek Unaza e Vogël, dhe e fusin qytetin në kolaps:

1. Rruga e “Elbasanit” 2. Rruga e “Avni Rustemit” dhe Porcelanit 3. Rruga e “Selvisë” dhe “Kinostudios” 4. Rruga e “Barrikadave” 5. Bulevardi “Zogu I” 6. Rruga e “Durrësit” 7. Rruga e “Kavajës” 8. Rruga “Myslym Shyri” 9. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

15391100_1856000168020417_6592401365114259564_n 15420867_10207388709708061_3240782837985761874_n

Zjarr Tv Ad