Ish-kryeministri Sali Berisha, pas kaosit në Kuvend, në një pronocim për mediat, është shprehur se kjo e sotmja është një grevë e përkohshme.
“Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme.
Protesta është grevë, grevë-protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese.
Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare.
Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë.
Kjo e sotmja ishte grevë. Ne shpallën një grevë të përkohshme për aq sa do vazhdonte ky turp i parlamentit. Ne kemi punë me Edi Ramën dhe me Taulant Ballën se ëhstë më keq se kriminelët.
Nisma jonë ligjvënëse do kalojë të gjitha procedurat parlamentare, Ne kërkojmë që përfaqësuesit tanë ti caktojë grupi parlamentar, e jo Edi Rama. Këto janë kërkesat më ligjitime. Ne nuk mund të vazhdojmë si marioneta”,-tha Berisha