Kapen 137 steka cigaresh kontrabandë në Muriqan

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një aksioni, Strukturat Doganore kanë arritur të sekuestrojnë 137 steka cigaresh të cilat u tentuan të kaloheshin në mënyrë kontabandë.

Kapja e tyre ndodhi në Doganën e Muriqanit, ku u ndalua shoferi me iniciale P.P.

Mësohet se mbi të rëndon akuza “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, i Kodit Penal.

Ja njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Murriqan, kapen 137 steka cigare kontrabandë

Strukturat e Administratës Doganore të Degës Murriqan, në Shkodër, kanë sekuestruar 137 steka cigare, të cilat pretendonin ti kalonin kontrabandë. Bazuar në analizën e riskut nga ana e strukturave doganore është dërguar në vijën e dytë të kontrollit automjeti i tipit Wolsvagen pasat, drejtuar nga shtetasi me inicialet P.P. Pas kontrollit të hollësishëm u gjetën në brendësi të këtij mjeti, të fshehura në pjesët e gomës rezervë dhe shasisë, 70 steka cigare Donatela dhe 67 steka cigareTrokadero.

Pas këtij konstatimi është ndaluar nga strukturat doganore shoferi P.P. ndërsa procedurat i kanë kaluar për ndjekje policisë gjyqësore të rrethit Shkodër per veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal .

Zjarr Tv Ad