Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një tjetër rast i kalimit të emigratëve të paligjshëm është goditur nga policia në Kapshticë. Policia Kufitare njoftoi se ka kapur 21 emigrantë të paligjshëm në fshatin Vernik, të cilët udhëtonin drejt Bilishtit. Emigratët e ndaluar janë me shtetësi iraniane, kurde dhe siriane. Mësohet se mes të ndaluarve ka pasur edhe fëmijë. Numri i emigratëve që zgjedhin të kalojnë përmes Shqipërisë është shtuar vitet e fundit. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raportoi në vitin 2018 se ndodhen rreth 4 mijë emigrantë të paligjshëm në vendin tonë që presin të kalojnë kufirin.