Britania i dhuron Shqipërisë makina për transportin e të burgosurve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këto automjete të reja do ti shtohen flotës ekzistuese të makinave të policisë së burgjeve që shërbejnë për transportimin e të burgosurve. Makinat e reja janë dhuratë nga Britania e Madhe. Në ceremoninë e marrjes në dorëzim ku ishte i pranishëm ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Norman Duncan dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj falenderoi qeverinë britanike për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar dhe reformimin e tij në tërësi.

Gjonaj: Këto automjete të dhuruara sot nga Britania e Madhe, do të rrisin sigurinë  për shoqërimin e personave të dënuar, nga një institucion në tjetrin, ose në gjykata duke lehtësuar dhe rritur sigurinë në sistemin e burgjeve.

Britania e Madhe dhe Këshilli i Europës na kanë mbështetur në përgatitjen e Master planit 4 vjeçar për sistemin penitenciar, me të cilën hidhen bazat kryesore të institucionalizimit të qëndrimit tonë strategjik mbi ndërhyrjet që do të bëjmë në sistemin penitenciar.

Masat e parashikuara në këtë masterplan janë të lidhura me rritjen e sigurisë në burgje e cila do të jetë edhe kryefjala e investimeve dhe procedurave që do të ndërmerren në burgje, duke shtuar investimt dhe përmirësuar infrastrukturën, si dhe duke përmirësimin e kushteve të punonjësve të burgjeve, në 4 vitet e ardhshëm.

Mbështetja e Qeverisë Britanike, e konfirmuar dhe gjatë vizitës sime zyrtare në Londër do të vijojë dhe vitin e ardhshëm, ku do të investohen disa milionë paund në sistemin penitenciar.

 

Zjarr Tv Ad