Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një gomone me një sasi të konsiderueshme drogë është bllokuar sot në Vlorë.
Mësohet se mjeti i lundrimit u kap në grykëderdhjen e Vjosës.
Gomonia u gjet nga Policia Kufitare e Vlorës.
Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes në fjalë, si dhe faktit se kujt i përket gomonia.
Pritet një komunikatë zyrtare nga policia, ndërsa thuhet se droga e gjetur në gomone ishte hashash.
Dyshohet se sasia e kanabisit të gjendur është rreth 500 kilogramë e gatëshme për tu nisur për në Itali.
Duket se trafiku nga zona e Vlorës vazhdon.