Gjatë kontrollit te ushtruar mbrëmjen e djeshme në portin e durrësit kapet kamioni në brendësi të të cilit kishte 5kg300gr lëndë narkotike e llojit Marijuanë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Eshtë arrestuar në flagrancë shoferi I kamionit me iniciale T.H banues në durrës dhe është shpallur në kërkim shtetasi E.H
Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.
Policia gjithashtu ka arrestuar në Portin e Durrësit tre shtetas të huaj me dokumenta të dyshuara të falsifikuara, të cilët po tentonin të kalonin kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.
Në pranga ranë:
- V.E, 30 vjeç, banues në Turqi;
- S.A, 43 vjeç, banues në Turqi;
- R.A, 32 vjeçe, banuese në Filipine.
Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.