Kapet kamioni me 5kg e 300 gr drogë në Durrës , arrestohet shoferi

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë kontrollit te ushtruar mbrëmjen e djeshme në portin e durrësit kapet kamioni në brendësi të të cilit kishte 5kg300gr lëndë narkotike e llojit Marijuanë,  e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Eshtë arrestuar në flagrancë shoferi I kamionit me iniciale T.H banues në durrës dhe është shpallur në kërkim shtetasi E.H

Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Policia gjithashtu ka arrestuar në Portin e Durrësit tre shtetas të huaj me dokumenta të dyshuara të falsifikuara, të cilët po tentonin të kalonin kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.

Në pranga ranë:

  • V.E, 30 vjeç, banues në Turqi;
  • S.A, 43 vjeç, banues në Turqi;
  • R.A, 32 vjeçe, banuese në Filipine.

Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad