Kapet shqiptari me 1 milion euro drogë

0
154
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në automjetin e tij tip kamion u gjetën rreth 155 kg drogë me vlerë përfituese në treg rreth 1 milionë euro.

Policia italiane ka arrestuar në Cosenza të Itali shqiptarin G.M 32 vjeç.

Shqiptari u arrestua pas një kontrolli rrugor të policisë financiare italiane në rrugën provinciale SS 106 në provincën e Cosenzas.

Në momentin e ndalimit, shqiptari kishte shfaqur shenja nervozizmi, gjë që shtyu forcat e rendit të ushtrojnë një kontroll më teknik të automjetit me ndihmën dhe të qenve antidrogë.

Falë nuhatjes së qenve antidrogë, policia italiane ka mundur të zbulojë sasinë e drogës e fshehur në dyshemenë e kamionit, e cila ishte e modifikuar enkas për transportimin e drogës.

Financa italiane sekuestroi rreth 155 kg marijuanë dhe 3 pako hashash me peshë totale prej 350 gramë.

Marijuana ishte e konfeksionuar në 15 pako.

Sipas policisë italiane përllogaritet që droga e sekuestruar të silllte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu shqiptarit i janë sekuestruar 3 telefona celularë e para cash dhe ndaj tij është ekzekutuar urdhri i arrestimit me burg për trafik lëndësh narkotike.

Autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e bashkpunëtorëve të shqiptarit si dhe për identifikimin e destinacionit të drogës së sekuestruar.

Zjarr Tv Ad