Karamuço tregon se kush do të jetë “kurbani” i parë i Taulant Ballës në Policinë e Shtetit

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, ndërsa ka komentuar daljen e parë publike të Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm, ka paralajmëruar ndyshime në Policinë e Shtetit.

I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se në fjalën e tij sot Balla ishte mjaft i qartë kur ju drejtua kreut të AMP-së, Ardi veliut, kur tha se ky institucion nuk e ka kryer detyrën, duke lënë të nënkuptohet se ai do të jetë i shkarkuari i parë.

“AMP ka bërë një punë të mirë gjatë kësaj periudhe dhe nuk i duhen mohuar meritat, kritikat e forta që Z. Balla drejtoi sot ndaj këtij institucioni ngjanin si një mesazh i koduar për largimin e afërt të kreut te AMP”, u shpreh eksperti.

Karamuço u ndal ndër të tjera edhe tek një sërë problematikash që shqetësojnë sot policinë e shtetit, ku dyfishimi i rrogës së tyre duhet të ishte prioriteti Nr.1 i Ministrit të ri të Brendshëm.

Zjarr Tv Ad