“Kavaja lëngon për shkak të keqqeverisjes”, kandidati për primaret në PD: Kemi plane dhe ide të reja, të rinjtë mos të largohen

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për primaret në Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, tha në Fax News se ka hyrë në këtë garë falë mbështetjes së demokratëve. Ai garantoi qytetarët se do të sjellë ndryshim për bashkinë ndaj kërkoi përkrahjen e tyre.

“Unë jam pjesë e primareve falë mbështetjeve që kamë në degën në Kavajë, Jam krenar, sepse kjo më ngarkon  me përgjegjësia për të qenë sa më korrekt me njerëzit. Do t’u ofrojmë model të ri, të cilët jo për të kryer hallet tona personale, por për të kryer hallet e qytetarëve. Bashkia e Kavajës është plaçkitur gjithmonë. Procesi i primareve e saktëson më së miri këtë gjë, sepse vota është kryesore. Primaret janë gjëja më e duhur”, tha ai.

Kandidati Qosja thotë se ka ardhur koha, që Bashkia e Kavajës të ketë një imazh të ri dhe u shpreh i sigurt se PD-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 majit.

“Ka ardhur koha, që qyteti i Kavajës të ketë një imazh të ri, sepse kjo i bën mirë të ardhmes. Kemi një bashki të falimentuar, kemi një ujësjellës të falimentuar. Bashkia e Kavajës është për të ardhur keq. Fitorja e PD në Kavajës është e padiskutueshme dhe e sigurt. Unë do ta mund me ide.  Kavajës i ka ikur çdo lloj institucioni. Do t’u shtrojë dorën të gjithëve, demokratëve dhe socialistëve, sepse Kavaja është e para. Problematikat në Kavajë janë të pafundme, por janë të realizueshme, me atë se çfarë diskutoj me njerëzit.”, tha ai.

Në fund të intervistës, Qosja ftoi të rinjtë e Kavajës të mos largohen, por të investojnë në vendin e tyre.

“Ne kemi një projekt, unë takoj të rinj, që shkollohen, që janë pjesë aktive dhe kanë hapur biznese, por me shumë vështirësi. Duhet të rrinë në Kavajë, duhet të jemi bashkë. Kavaja është dallëndyshja e parë e demokracisë. Është për të ardhur keq, që Kavaja lëngon për shkak të keqqeverisjes”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad