Robert Aliaj ka komentuar për herë të parë publikisht në lidhje me eksperiencën dhe rrugëtimin e djalit të tij, Kristi, në shtëpinë e Big Brotheer VIP.
Duke mos folur si prind, por si një analist, Roberti deklaroi se Kristit i është bërë një presion psikologjik nga vajzat, të cilat e kanë ngacmuar.
“ Është e qartë, e kam të vështirë të prononcohem për Kristin sepse duket sikur po e mbroj, edhe pse nuk kam për çfarë e mbroj sepse nuk ka bërë gjë. Kristi më mbron mua, sepse unë e kam edukuar vetë. E kam bërë të jetë i aftë. Unë marr shumë përgjigje nga Kristi. Unë ndihmohem nga djali im.
Të flas siç e analizoj unë situatën, jo si prind. Kristi është vënë në situatë të vështirë. Kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim që unë do fle më ty. Në kokën e një djali është presion psikologjik. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje.”, tha Roberti.