Këmbënguli dhe organizoi sërish dasëm në lokal, gjobitet me 10 milion lekë dhe i mbyllet aktiviteti për 6 muaj pronarit në Krujë

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lokal në Krujë është ndëshkuar pasi ka organizuar dasmë kundër rregullave të Covid.

Bëhet me dije se 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N.S., ka organizuar në mënyrë të përsëritur gjobë, ndaj në këtë mënyrë është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore

Njoftimi policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari i një subjekti në Krujë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N.S., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Zjarr Tv Ad