“Kemi fakte, keni bërë transaksione të fshehta”- Rama “kërcënon” krerët e Dhomave të Tregtisë pasi i dolën kundër për aministinë fiskale: Na keni marrë pak si lehtë

0
370
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka “kërcënuar” Dhomën e Tregtisë Amerikane dhe Gjermane pasi i dolën kundër për ligjin për aministinë fiskale, të cilët renditur efektet negative që do kishte për vendin tonë. Gjatë takimit me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale, kreu i qeverisë u shpreh se “kemi fakte që keni bërë një transaksion të fshehtë.”

Edi Rama:  “Të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe, për këtë iniciativë të qeverisë. Kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Sepse institucione financiare mund të kenë kundërshti. Apo institucione kundër krimit mund të ketë. Por dhoma tregtie? Hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia. Një kryetar dhome tregtie. Përjashtuar kryetarin e kryetarëve që nuk është bërë asnjëherë biznes. Përfshirë edhe Dhomën e Tregtisë me flamuj të partnerëve, me fakte që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë.

Ne këtë ligj do ta bëjmë, të jemi të qartë. Dua ta bëjmë sa më të mirë, për këtë arsye ligji pa pësuar edhe ndryshime. 5 vite paratë do i sjellës në Shqipëri, do i investosh këtu, si do bëhet kjo :fut nga një derë, nxirr nga një tjetër”. Jemi konsultuar me popullin shqiptar për këtë. E gjithë e kanë marrë pak si lehtë Shqipërinë dhe gjithë përfaqësuesit e këtij vendi, si rezultat i asaj që i bëjmë vetes.

Ne nxijmë shkatërrojmë imazhin e vendit tonë, ia kalojmë atyre dhe ata i nxjerrin. janë raporte bio nga Shqipëria, por kjo është temë tjetër. Nuk kemi si bëjmë njëri tjetrin për budalla këtu, jemi një vend që po tregojmë sa serioz jemi në arenën ndërkombëtare, me partnerët tona. Kemi të metat tona, sigurisht por nga mendja jemi në rregull, nuk vendosim njeri përpara kur vjen puna për respekt. Kemi dhe një hall tjetër i madh, sdua të përmend me emra, ti do të bësh debat, s;’duan të bëjnë debat, kjo është më e bukur. Hajde t’i ballafaqojmë”.

Zjarr Tv Ad