Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon/ Basha i përgjigjet ashpër Ahmetajt: Tirja e ekonomisë harroi taksën e naftës…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, po mban fjalën në Kuvend, ku po flet krizën energjetike. Ai është shprehur se në këtë krizë politika duhet të sjellë propozime dhe jo debate e akuza të pabaza. Ahmetaj ndër të tjera, hodhi poshtë pretendimet e opozitës se shqiptarë janë sot më të varfër. Ai përsëriti edhe njëherë se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon, prej 18%.

“E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin. Përgjigjen e kemi në dorë. Mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste por nuk e shpëton. Ulja e TVSH nuk shkon te konsumatori, përkundrazi e dëmton buxhetin. Shkon te ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë. Ka nevojë për më shumë institucione monitoruese. Por nuk bëhet për një ditë. U thoni shqiptarëve se  u varfëruat. Ndërkohë modestish dua të përmend se kursimet e vogla janë rritur.

Falë zotit, falë ekonomisë rritet kursimet. Nga ana tjetër rritet kredia për herë të parë. duhet ta celebrojmë edhe rikthimin e rritjes ekonomike. Dua t’ju sjell një statistikë modeste. Raporti i BB e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë sipërmarrjes. Unë skam ndërmend të shaj kënd. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës.

Duroni me 48 orë do të vijmë me një plan për energjinë. Nuk ju thuhet shqiptarëve u varfërua, kur ekonomia është rritur me 18%. Udhëtuam në greminë me dy fatkeqësi dhe po ringrihemi, duhet ta celebrojmë,” tha ai. Ndërsa në replikën e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha duke quajtur me ironi “Tirja e ekonomisë” tha se ekonomia e dobët ka bërë që nga vendi të largohen 500 mijë shqiptarë, teksa nuk la pa përmendur edhe taksën e naftes.

“Tirja e ekonomisë, taksën e naftën që kemi 7 vite që e kërkojmë. 240 lekë të vjetëra ua mori ky dhe vazhdon t’iu marrë. Por siç ju thashë këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të vendit për 8 vite për të mbuluar vjedhjet.

Zjarr Tv Ad