Keni plane për nesër? Ja kur do të nisë vera e vërtetë…

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Meteorologia Adiola Bami, në një lidhje me Fax News, ka zbuluar si do të jetë moti për javën e ardhshme, ndërkohë që nga pasditja e sotme, pritet një kthjellim i kushteve atmosferike.

Bami tha se temperaturat sot kanë pasur një rënie me disa gradë, ndërkohë që në tre ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa vera e vërtetë do të nisë nga e shtuna e ardhshme, kur do të ketë një rritje të mëtejshme të temperaturave.

“Mbrëmja sjell largimin e reshjeve, edhe e diela do të jetë me kthjellime, që në mesditë do të sjellin shi të izoluar. E hëna dhe e marta mbeten me mot të qëndrueshëm, e mërkura sjell sërish reshje, por më të pakta në krahasim me sot.

Temperaturat sot kanë pasur një rënie të lehtë, që vijon dhe në mesditë 7-23 gradë celsius, e diela na sjell rritje të temperaturave deri në 25 gradë, e hëna dhe e marta sjellins sërish rritje. Pas datës 22 Maj pritet që të ketë një rritje të mëtejshme të temperaturës”, u shpreh Bami në Fax News.

 

 

Zjarr Tv Ad