Kërcënimet e Veliajt nga burgu, Qafoku: Është një skandal i përmasave të mëdha, duhet hetim i thelluar

0
269
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Roland Qafoku ka folur në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, mbi publikimin e përgjimeve të Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një skandal të përmasave të mëdha. Sipas tij, ky nuk është thjesht një detaj i një dosje, por një ngjarje që kërkon një hetim të thelluar dhe gjithëpërfshirës për të zbardhur të vërtetën.

Qafoku ka theksuar gjithashtu se më seriozja në këtë moment është nisja e një hetimi gjeneral për të zbuluar mënyrën se si informacioni është vjedhur dhe manipuluar, duke theksuar rëndësinë e sigurisë në sisteme të tillë.

Ai ka bërë paralelizëm me skandalin Watergate dhe ka kujtuar se një gazetar i cili merr një material të tillë, nuk i mbetet tjetër veçse ta publikojë. Sipas tij, ky skandal ka ndodhur në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë, dhe duhet të zbardhet pa vonesa.

Roland Qafoku: “Unë mendoj që më seriozja në këto momente është që, duhet bërë një hetim gjeneral, shterues për të gjithë çfarë ka ndodhur. Ky është një skandal i përmasave të mëdha, nuk është thjesht një detaj i një dosje.

Dhe për mendimin tim, aty janë disa elementë. Më e rënda është ajo e nxjerrjes ose mënyra sesi vidhen, tërhiqen, merren dhe futen në një sistem që ne mendojmë që është më i sigurti. Sigurisht që edhe pjesa e zbardhjes, në çdo rrethanë, një gazetari që i bie në dorë një material e boton, nuk e mendon dy herë, kjo nuk vihet në diskutim.

Ne kemi yllin polar të këtij stili, kemi Watergate-in, dhe kryeredaktori i Washington Post, asgjë tjetër nuk bëri por i shkonin me postë ato përgjimet për Watergate dhe ai i publikoi. Dhe e dimë të gjithë se çfarë ndodhi më pas.

Në këtë mënyrë, unë mendoj që më seriozja në këto momente është që të nisë hetim gjeneral, gjithëpërfshirës për gjithçka ka ndodhur. Sepse kjo nuk është një ngjarje e lehtë. Kjo është një skandal i përmasave të mëdha që ka ndodhur dhe më e rënda që të ndodhte në një institucion që ne e cilësojmë më të rëndësishmin të drejtësisë”.

Zjarr Tv Ad