Kërcënohet me bombë një aeroplan zviceran

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edelweis është informuar për kërcënimin me bombë nga Autoriteti për Aviacion Civil i Qipros. Por nuk dihet asgjë për kërcënuesin dhe as për motivin e tij.

Një aeroplan i kompanisë zvicerane të fluturimeve Edelweis që duhej të ngrihej në mesditën e të shtunës nga një aeroport i Qipros nuk u ngrit pasi që u bë e ditur se kishte një kërcënim me bombë.

130 udhëtarë tashmë kishin zënë vendet e tyre në avion, kur u informuan për kërcënimin me bombë, shkruan 20minuten.ch. Ata u desh të dalin sërish nga aeroplani dhe t`i nënshtroheshin edhe njëherë kontrollimit të sigurisë.

Zëdhënësi i Edelweis, Andreas Meier ka thënë për portalin se Edelweis është informuar për kërcënimin me bombë nga Autoriteti për Aviacion Civil i Qipros. Por nuk dihet asgjë për kërcënuesin dhe as për motivin e tij.

Aeroplani Airbus 320 me numër fluturimi WK0371 ishte dashur që të ngrihej nga aeroporti i Larnaca-s në orën 12.15. Por nisja u shty për rreth katër orë, pasi që u desh të nxirrej i gjithë bagazhi që të rikontrollohej nga detektorë për materie shpërthyese dhe nga qentë gjurmues, përcjell albinfo.ch. Po ashtu u desh t`i nënshtrohej këtij kontrollimi edhe vetë aeroplani.

Vetëm rreth orës 16 fluturakja arriti të nisej më në fund për në destinimin e saj, në Cyrih, Zvicër.

 

Zjarr Tv Ad