Kërcënohet me jetë gjyqtarja Arnisa Këlliçi: Mendo për dy fëmijët!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Arnisa Këlliçi, është kërcënuar me jetë dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar mbrojtje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në shkresën që ajo I ka drejtuar KLGj-së i vë në dijeni se letra e kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë, kur data shënon 20.01.2024.

Pjesë nga letra kërcënuese:

E dashur Arnisa.

Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta!

Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë.

Letra mendohet që të ketë ardhur nga burgu, teksa përballë këtij kërcënimi gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ti mundësohet mbrojtje e posaçme.

“Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnisa Kēlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, m ë ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj

përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni te nevojshme”, shkruhet në letrën e plotë të gjyqtares Arnisa Këlliçi drejtuar KLGJ.

Zjarr Tv Ad