Kërcënohet Presidenti i parlamentit europian Antonio Tajani

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Antonio Tajani, President i Parlamentit Europian, publikoi në profilin e tij Twiter fotografi të takimit në Madrid me Lorent Saleh, kreu i opozitës së Venezuelës, i cili sapo është liruar nga burgu pas katër vitesh. Menjëherë pas publikimit ai është kërcënuar. Tajani reagoi duke shkruar se nuk e njeh diktaturën e  Karakas dhe se Venezuela duhet të jetë e lirë. Por ky qëndrim i qartë i marrë nga Presidenti i Parlamentit Europian ka ngjallur reagime pro dhe kundër. Në rrjetet sociale disa komente kanë qenë dhe në formën e kërcënimeve me vdekje.

Por nga ana tjetër ka pasur dhe shumë mesazhe mbështetëse ndaj Tajanit, sipas të cilave qëndrimet politike janë pjesë e lirisë së shprehjes për çdo individ.

 

Zjarr Tv Ad