“Kërceva në det plot me peshkaqenë”, rrëfimi i trishtë i gruas që u keqtrajtua nga miliarderi amerikan

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sarah Ransome për gjashtë muaj kishte qëndruar e ngujuar në ishullin privat të multimilionerit amerikan Jeffrey Epstein, por kur e kuptoi se ai është gjetur i vdekur në qelinë e burgut, vendosi të flasë për përvojën e saj rrëqethëse.

“Dua të inkurajoj viktimat e tjera që të flasin për këtë”, ka deklaruar para gazetarit të përditshmes angleze Telegraph, 35-vjeçarja nga Skocia e lindur në Republikën e Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.

Ransome e kishte njoftuar Epsteinin në vitin 2006 në New York, ku asokohe ajo po studionte për modë. Ishte e re dhe naive, vetëm 22-vjeçare. Pikërisht asokohe në një klub të natës në Manhattan i është ofruar një vajzë tjetër, që i kishte folur për “një mashkull simpatik” që do ta ndihmojë “të realizojë ëndrrat”.

“Ka qenë simpatik dhe karizmatik”, tregon Sarah për takimin e parë me Epstein. E disa ditë më vonë asaj i ishte lajmëruar sërish vajza nga klubi i natës, që i tha se Epstein po e kërkon në ishullin e saj privat Little Saint James. “Nuk e kisha idenë se ku po futesha”, ka deklaruar Sarah duke shtuar se shpejtë përfundoi në aeroplanin privat të Epstein “Lolita Express”, ku edhe e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. “Jeffrey dhe një vajzë filluan të ledhatohen në shtrat. Filluan të bëjnë skena të pahijshme në prezencë të gjithëve. Nuk ka pasur kurrfarë privatësie dhe sapo arrita në ishull, filloi keqtrajtimi”, ka shtuar ajo.

“Më ka përdhunuar tre herë në ditë. Zakonisht fillonte duke më thirr që t’i bëjë masazh”, thotë Sarah duke pranuar se së bashku me vajza tjera kanë qenë në dispozicion të Epstein, por edhe të ftuarve në ishullin e tij.

“Për gjashtë muaj nuk e kam parë duke punuar diçka. Kurrë. Me një fjalë tërë ditën e kalonte duke u argëtuar me vajza”, ka shtuar ajo.

Ajo çfarë më së shumti ka tërhequr vëmendjen e gazetarit të përditshmes Telegraph, kur Sarah pranoi se për herë të parë ishte njohur në ishull me Gislein Maxwell, trashëgimtaren e manjatit mediatik Robert Maxwell, e cila i dërgonte femra Epsteinit. Sipas saj, Gislein dhe Epstein funksionin më shumë si vëlla e motër, assesi si çift.

Epstein kontrollonte gjithçka: i tërë ishulli mbulohej nga kamerat e sigurisë, dhe në momentin që ndonjë femër ndahej nga masa, menjëherë intervenonin për ta kthyer tek të tjerat. Kështu filloi të lodhet nga të qenit rob-seksi dhe tentoi të arratiset.

“Atë ditë më përdhunoi tre herë. Në ato momente peshkaqenët ishin miqtë e mi më të mirë. Nuk mendoja për rrezik, thash me vete – mjaft më, dua të iki”, tha Sarah duke pranuar se ka kërcyer në detin plotë me peshkaqenë dhe kështu filloi të notoj drejt lirisë.

Megjithatë, pjesëtarët e sigurimit e kishin vërejtur nga distanca, duke e nxjerrë nga uji dhe kthyer në vilë. Por, disa ditë më vonë e dërguan në New York ku jetoi në njërën nga shtëpitë e Epstein, së bashku me viktimat e tjera. Megjithatë ai kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj. Madje ishte detyruar të dobësohet, pasi ishte kërkesë e Epstein.

“Jeffrey ka pasur një rrjet të njerëzve që na kontrollonin në çdo aspekt”, ka shtuar Saraha. Por, agonia e saj mori fund në fillim të vitit 2007, kur Epstein e dërgoi në Republikën e Afrikës së Jugut që t’i gjej një asistente. Sarah ishte e vendosur që edhe një vajzë të mos e fut në kthetrat e tij.

“Nuk ka dyshim që atë ditë që Epstein është arrestuar ka qenë dita më e lumtur e jetës sime”, ka thënë për fund para gazetarit të Telegraph. Kujtojmë që Sarah gjashtë muaj më parë ka dëshmuar së bashku me 20 viktimat e tjera të Jeffrey, duke e akuzuar për keqtrajtim seksual dhe detyrim në prostitucion

Zjarr Tv Ad