Kërkesa e parë për Rrumbullakun, Balla: Të arrestohet vëllai dhe djali i ish-deputetit Rrahman Rraja!

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka treguar sot gjatë mbledhjes me strukturat e Policisë së Shtetit, se kërkesa e parë për drejtorin Muhamet Rrumbullaku ka qenë arrestimi i vëllait dhe djalit të ish-deputetit Rrahman Rraja.

Këta të fundit janë shpallur në kërkim për pamjet e dhunës në Fushë Krujë, ku ata rrahën barbarisht dy kushërinj të fisit Maja, vetëm se këta të fundit ishin ankuar në polici për shpërthimet e fuqishme në guroren e vëllait të deputetit.

“Kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit Rrahman Rraja. Ai është miku im, por dy individët e lartpërmendur e kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë. Ajo skenë e turpshme flet për një situatë të majisur më parë nga toleranca e policisë së asaj zonës. Nuk i dëgjoi ankesat dhe u bë palë me paligjshmërinë.

Në territorin e kësaj Republike nuk mund të ketë me feude dhe bajraqe. Në çdo komunitet do ketë rend dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe garancinë e Policisë së Shtetit”, u shpreh Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad