Policia e shtetit u rikthehet aksioneve për arrestimin e Klement Balilit.
Një operacion ka nisur sot në mëngjes në Sarandë, Gjirokastër e Delvinë me pjesëmarrjen e forcave speciale.
Mësohet se jnë kontrolluar banesa e biznese të shtetasve që dyshohet se kanë lidhje shoqërore e familjare me Klement Balilin.
Dhjetë nga këta persona janë shoqëruar edhe në organet e policisë ku janë duke u marrë në pyetje në lidhje me të kërkuarin.
Rinisja e këtyre operacioneve vjen pak ditë pas kërkesës së kreut të Kuvendit Ilir Meta drejtuar presidentit Nishani prmbledhjen e këshillit të siurisë Kombëtare në lidhje me mos arrestimin e Klement Balilit.
Presidenti ka pranuar të thërrasë mbledhjen ndërsa LSI ka deklaruar se shqetësimi mos arrestimin e Eskobarit të Ballkanit ka ardhur nga SHBA./lajmifundit.al
Deklarata e policise
Në vijim të Planit të Masave për kapjen e personit në kërkim Klement Balili, si dhe në zbatim të Ekzekutimit te Urdhërave të kontrollit në banesat e familjarëve të Balilit, lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Policia e Shtetit ka kontrolluar me shumë korrektesë:
10 banesa, 3 hotele, si dhe janë shoqëruar 11 shtetas për tu marre në pyetje:
Konkretishtsht janë kontrolluar:
1 . Banesa e Klement Balilit në Stjar/Delvinë;
2 . Banesa e B. B në Stjar/Delvinë;
3 . Banesa e S. B.,në Stjar/Delvinë;
4 . Banesa e H.B, në Stjar/Delvinë;
5 . Banesa e Th, F, në Sarandë;
6 . Banesa e Th. F, (e dyta) në Sarandë;
7 . Banesa e Th. F, në Sarandë;
8 . Banesa e E. Sh, në Sarandë;
9. Banesa e A. S, në Sarandë;
10. Banesa e A.H në Sarandë.
Janë shoqëruar në Gjirokastër dhe po intervistohen:
1 . H. B.
2 . S. B;
3 . B. B;
4 . J. B;
5 . Th. F;
6 . A. B;
7 . E. Sh;
8 . V. H;
9 . A. S;
10 . D. B;
11 . E. A.;