Sekuestrohen 30 kg drogë në Tepelenë, një në pranga, një në kërkim

0
708
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nje sasi droge eshte sekuestruar diten e sotme ne zonen e Tepelenes. Policia njoftoi se operacioni i zhvilluar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Gjate aksionit eshte arrestuar në flagrancë shtetasi Ivzi Sada, 54 vjeç, banues në Tepelenë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E.S, 21 vjeç banues në Tepelenë, pasi :

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm posedonin një sasi lënde narkotike, të cilën e kishin fshehur në banesën e shtetases D.I në qytetin e Tepelenës, nga ana e shërbimeve të policisë është ushtruar kontroll në këtë banesë dhe në kasollen e kësaj banese janë gjetur 5(pesë) thasë plasamasi, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 30 kg.

“Në momentin e kontrollit, shtetasi Izvi Sada ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke goditur me grusht njërin prej tyre.

Po kështu në bazë të veprimeve hetimore të kryera filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset D.I dhe F.S”, thekson policia.
Sipas saj, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të lartpërmedur.

Zjarr Tv Ad