Trump ndalon hyrjen e refugjatëve sirianë në SHBA

0
849
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Donald Trump ka ndaluar hyrjen e refugjatëve sirianë në Shtetet e Bashkuara deri në një moment të caktuar, si pjesë e masave të reja “për t’i mbajtur terroristët radikalë islamikë jashtë vendit”.

Ai nënshkroi një urdhër të gjerë ekzektutiv që parashikon edhe pezullimin e pranimit të refugjatëve për katër muaj. Hyrja e vizitorëve nga gjashtë vende kryesisht muslimane gjithashtu është ndalur për tre muaj. Grupe të të drejtave të njeriut dhe figura të larta e kanë dënuar këtë lëvizje të presidentit.

Zoti Trump e firmosi urdhrin ekzekutiv në Pentagon, pas ceremonisë së betimit të Gjeneralit James Mattis si sekretar i mbrojtjes. Gjatë ceremonisë, republikani u shpreh: “Po vendos masa të reja verifikimi për t’i mbajtur terroristët radikalë jashtë Shteteve të Bashkuara. Ne duam të pranojmë vetëm ata persona që do të mbështesin vendin dhe që e duan popullin tonë.” Sidoqoftë, krijimi i “zonave të sigurisë” brenda Sirisë, e parë në një draft të mëhershëm, u hoq nga urdhri final.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi edhe një urdhër ekzekutiv me qëllim rindërtimin e ushtrisë “duke zhvilluar një plan për aeroplane, anije, burime dhe mjete të reja për të gjithë burrat dhe gratë në uniformë”.

Të dy urdhërat e tij janë pritur me kritika dhe protesta të shumta në mbarë vendin nga organizata të të drejtave, demokratët dhe figura të njohura, si kryebashkiaku Bill de Blasio, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Malala Yousafzai, dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, të cilët shprehën keqardhjen e tyre që urdhërat e presidentit nuk përputhen me besimet themelore të vendit.

E gjithë kjo javë e parë në detyrë për presidentin është karakterizuar nga protesta masive kundër tij në mbarë vendin.///

 

Zjarr Tv Ad