Kërkoi mbledhje të Kryesisë Alibeaj braktistet nga deputetet

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Enkelejd Alibeaj është “braktisur” nga deputetët demokratë. Në deklaratën e tij të dorëheqjes si kryetar i komenduar, Alibeaj, thirri mbledhjen e kryesisë e cila do të mbahej ditën e sotme në orën 12:00.

Mirëpo, njoftimi nuk i ishte komunikuar asnjë anëtari të kryesisë. Prandaj, një pjesë e anëtarëve të Kryesisë nuk do të marrin pjesë pasi sipas tyre nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, përveç lajmeve të publikuara nga mediat.

Për mediat ata janë shprehur se Alibeaj nuk e ka kopetencë të mbledhë Kryesinë, pasi këtë mbledhje mund ta kërkojë vetëm kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm ose 1/5 e anëtarëve të Kryesisë.

Burime bëjnë me dije se fillimisht do të mblidhet grupi parlamentar për të diskutuar mbi situatën dhe më pas do të diskutohet me strukturat e tjera të partisë.

Zjarr Tv Ad