Këshilli Bashkiak i Delvinës merr vendimin; skulpturë në nder të aktores Hajrie Rondo

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetit të Delinës do t’i shtohet edhe skulptura në bronx e aktores Hajrie Rondo.

Bëhet me dije se ky vendim është marrë nga Këshilli Bashkiak i Delvinës me 11 vota pro.

Skulptura e aktores do të vendoset në sheshin qendror të qyteti, pranë skulpturës së Sulejman Delvinës.

Do të jetë skulptori Kreshnik Xhiku, i cili do të përjetësojë “Tanën” e “14 vjec dhëndër”.

Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Hajrie Rondo, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në 9 shtator 2017, pas një luftë të gjatë me kancerin. Ajo numëron më shumë se 40 role në filma dhe mbi 120 në teatër.

Zjarr Tv Ad