Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, janë marrë dy vendime të rëndësishme.
Së pari Këshilli Kombëtar i PD, vendosi që të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme
Vendimi i dytë i marrë është që të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Po ashtu në këshill u votëbesuan dy nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.
Gjithashtu si kryetar i Këshillit Kombëtar u votua Bujar Nishani dhe si kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Halim Kosova
Si kryetare e Lidhjes Demokrate të Gruas Shqiptare u votua Albana Vokshi dhe në krye të FRPD, Belind Këlliçi.