Këshilli për Rregulloren diskuton mandatin e saj, Xhaçka dërgon avokatin në mbledhje: Nuk ka përfituar pasuri nga shteti

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli për Regulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sot për të diskutuar rreth mandatit të deputetes për ministren Olta Xhaçka. Xhaçka nuk ka shkuar në mbledhjem por përfaqësohet nhga avokati i saj Genc Çefligu, i cili ka thënë se ministrja nuk ka përfituar asnjë pasuri nga shteti.

“Nuk është shoqëria që zotërohet nga bashkëshorti i Xhaçkës i ka njohur të drejtën e përdorimit. Në vështrimin e dispozitës, veprimtaria fitimprurëse nuk rezulton e përfituar nga shteti. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues. Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëhetë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë”, tha avokati.

Në mbledhje po shqyrtohet mocioni i 1/10 i deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Opozita e akuzon ministren Xhaçka  se bashkëshorti i saj ka përfituar në kundërshti me ligjin tokë në bregdet për Investime Strategjike.

Zjarr Tv Ad