“Kështu vajti kjo punë në ABC News, shto ujë e miell”, ironia e Enkel Demit: Ata që duan ta bëjnë këtë televizion, po e bëjnë sa me duar sa me këmbë…

0
374
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Situatat në televizionin e “ABC news” pas blerjes nga një pronar i ri, ka ndryshuar shumë.

Programacioni ka ndryshuar, disa gazetarë me emisonet e tyre janë larguar, e të tjerë kanë ardhur. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Enkel Demi, të cilit emisioni mëngjesin e sotëm i është shkurtuar.

“ABC e mëngjesit” startonte në orën 07 . 00, ndërsa nga sot do të nisë në orën 08 . 00, pasi në 07 . 00 është Bashkim Hoxha. Demi ka ironizuar situatën në televizion duke thënë “Kështu vajti kjo punë shto ujë e shto miell”.





“Duke nisur nga sot do të shihemi në orën 08.00, jo nga dëshira jonë, por kështu si është bërë kjo puna e ABC shto ujë e shto miell, ja ku jemi. Ju urojmë gjithë të mirat Bashkim Hoxhës, i cili filloi sot. Ishin pak surprizë të gjitha këto lëvizje, por Bashkimi mbetet një mik. Tek e fundit bën punën tij, për të tjerat nuk ia vlen të diskutojmë. Unë nuk kam qenë dakord kurrë të ndodhin gjithë këto gjëra që ndodhin në ABC.





Ju besoj e dini që kam mbetur i vetëm, trim në luftë. Nuk më heqin nga puna gjë që do të thotë se ABC e mëngjesit do të vazhdojë, nuk është e vërtetë se nuk kam menduar të iki vetë, kam dashur me ik, por në fund mu kujtua një varg i Migjenit që thoshte “do mbetem thumb i ngulur në trutë e njerzisë”. Kështu e 5 minuta po më lanë do dal në televizion dhe do them atë që mendoj. Tjerat pastaj s’ka nevojë t’i diskutoj, ata që kanë fantazi për ta bërë këtë televizion po e bëjnë shumë mirë, sa me këmbë e sa me duar ” tha Enkeld Demi ndër të tjera.





Zjarr Tv Ad