Këta janë dy finalistët e BBV sipas Balina Bodinakut

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Balina Bodinaku ka qenë një nga opinonistet e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”. Edhe pse këtë edicion ajo nuk është më në rolin e opinonistes, shpesh shprehet në rrjetet e saj sociale duke dhënë mendimin mbi banorët e këtij viti. Shumë pak ka mbetur nga finalja e madhe, kë sheh Balina fitues të këtij edicioni?

Ne e dimë fituesin pak a shumë. Duke lexuar angazhimin e fansave dhe të publikut mendoj se fituesi është Luizi dhe ka njëfarë kohe që dihet. Kjo gjë e ka prekur lojën, ka një mungesë të madhe të ambicies së banorëve të tjerë. E kanë nisur lojën më të dembelosur këtë vit dhe me shumë agresivitet. Nisi me vrull që ditën e parë, por tani ka rënë shumë.

Pse nuk ka qenë opinioniste këtë vit Balina?

Kur m’u bë ftesa për të qenë opinioniste kisha një problem shëndetësor, isha në spital.

Ndërkaq, si e pa Balina rihyrjen për herë të dytë të Kiarës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Deri diku është normale sjellja e saj. Doli, e pa çfarë ndodhi dhe hyri brenda me një qëndrim krejt tjetër. Nuk e kishte më merakun për t’u dukur goca e mirë.

Dyshja e fundit në finale kush do të jetë?

Mund të jetë Dea-Luiz.

Si i ka parë Balina komentuesit e këtij edicioni të “BBV”?

Ne i marrim në konsideratë komentet, i shohim si sukses. Ne privohemi të themi diçka pasi e dimë që do të na sulen me komente negative. Ky shoë është më i madhi, më i ndjekuri, është normale që do komentohet. Nuk do ishte “BBV” kaq i rëndësishëm nëse nuk do të kishte kaq njerëz që do të komentonin. Ekstrem dhunes këtë vit komentuesit. Askush nuk është i mbrojtur virutalisht, nuk ka kontroll, ka një tifozeri që godet këdo për kritikën më të vogël. Vjet unë isha shumë e prekur, ndërsa këtë vit janë më shumë të prekur. Ndiehet dhuna në lëkurë.

Zjarr Tv Ad