Policia e Shtetit publikon emrat dhe fotot e 5 nga 50 personat më të kërkuar në Shqipëri, të dënuar nga 25 vite bu rg deri në bur gim të përjetshëm. Pesë emrat e parë të publikuar sot janë Dritan Syziu, Altin Arapi, Eduart Kurti, Gentian Tako dhe Gëzim Memeti, që të pestë të dën uar me bur gim të përjetshëm për vr asje.
Njoftimi i policisë:
50 personat më të kërkuar në Shqipëri, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit. Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dën imit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, bur gim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet bur gim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme. Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST. Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm. #112PoliciaeShtetit