Këto perime ndihmojnë në tretjen e yndyrës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në këtë artikull do të mund të gjeni perimet që duhet të konsumoni për të humbur peshë. Harroni dietat me të cilat mbeteni gjithë kohën të uritur dhe përqendrohuni tek këto perime:

Spinaqi

Kjo lloj perimeve përmban fare pak kalori dhe karbohidrate, por është shumë e pasur me fibra, një karakteristikë thelbësore për të aktivizuar stomakun dhe për të pasur tretje më të mirë. Mund ta shtosh spinaqin në vaktet e tua edhe si antipastë, apo sallatë.

Lakra

Lakra përmban shumë fibra dhe proteinë, ndaj do të të ndihmojë të eliminosh toksina dhe ndërkohë, është edhe e shijshme.

Brokoli (lulelakër jeshile)

Brokolit kanë cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat krijojnë një efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit. Këto perime evitojnë kapsllëkun e ndërkohe kanë shumë fibra që ndihmojnë në eliminimin e helmeve të trupit, shkruan shekulli.

Domatja

Përmban sasi të mëdha të likopenës dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të metabolizmit duke eleminuar yndyrnat.

 

Zjarr Tv Ad