Londra, qyteti më mirë për të gjithë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Londra, kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar është renditur si qyteti më i mirë duke lënë pas vetës 99 të tjerë. Vendi i Big Ben dhe i urës së famshme Tower Bridge, u rendit i pari në botë falë parqeve të saj luksoze, universiteteve dhe kolegjeve të lakmuara si dhe restoranteve. Pas vetës Londra ka lënë Parisin, Nju Jorkun dhe Tokion. Hulumtimi u krye nga kompania konsulente Resonance, e cila shqyrtoi shtatë faktorë të ndryshëm për të përpiluar listën e saj për vitin 2019. Faktorët ishin përballueshmëria e shtëpive dhe mundësitë për punësim, cilësia e mjediseve natyrore dhe të ndërtuara, cilësia e institucioneve kyçe, atraksionet dhe infrastruktura, diversiteti i njerëzve, promovimi online, prosperiteti ekonomik dhe cilësia e arteve, kulturës, restoranteve dhe klubeve të natës.

Zjarr Tv Ad