Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, akuzoi këtë të diel qeverinë Rama për shpenzimet luksoze dhe tenderat korruptivëmiliona dallorë dhe braktisjen e qytetarëve në këto kohë krize ekonomike.
Përmes një deklarate për media Vasili solli shembullin e Malit të Zi dhe Maqedonisë, ku qeveritë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve kanë ulur ndjeshëm shpenzimet duke anuluar dhe pjesëmarrjen këtë vit në Eurosong.
“Mali i Zi dhe Maqedonia pasi kanë kalkuluar shpenzimet për në Eurovizion, duke qenë se duhen mjaft para, që ata i kanë arsyetuar të pamundura për tu fiinancuar në situatën për të cilën ndodhen qytetarët e vendeve të tyre, kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë eveniment dhe këto para t’i përdorin për energjinë elektrike dhe për krizën e çmimeve në ndihmë të qytetarëve.
Çfarë ndodh në Shqipëri ku qeverin hajdutët e rilindjes, 20 milionë euro për të monitoruar rrugët e shkatërruara
4 milionë euro për të bërë instalacionin në kryeministri që s’i hynë në punë askuq që kënaq psikopatitë dhe dëshirën e pangopur për shpërdorim të Edi Ramës.
4 milionë euro do të shpenzojnë për kalanë e Tepelenës, me pretendimin se Ali Pasha nuk e ka ndërtuar mirë dhe nuk i ka përdorur mirë materialet. Këta hajdutët e rilindjes kanë kritika për kalanë e Ali Pashës. Kala që ka ndërtuar aty prej 200 e ca vjetësh që i ka rezistuar betejave të përgjakshme dhe tërmeteve.
Ka vetëm një qëndrim përballje me ta asnjë hap prapa për të kërkuar as më shumë mundin dhe djersën e qytetarëve që t’i kthehet dhe t’i ndihmojë ata”, tha Vasili.