Kiara me Luizin apo me Butrint Imerin? Habit shoku i këngëtarit dhe zbulon ‘skenarin’ mes çiftit të “BBVA”

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dj Adam Reeves, shoku i Butrint Imerit, u përfol pak kohë më parë se do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP” dhe sipas “zërave” ai do futej mes Kiarës dhe Luizit. Dj Adam ishte sot i ftuar në “Top Albania Radio” ku foli për herë të parë në lidhje me lajmet e qarkulluara.

Ai u shpreh se ka marrë ftese për të qenë pjesë e formatit, por jo për të hyrë mes dyshes së famshme. Dj shtoi se sipas tij Kiara ka qenë më mirë me Butrintin dhe se lidhja me Luizin është momentale e bazuar te interesi.

“Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për “Big Brother”. Por nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj”, tha ai.

Zjarr Tv Ad