Një kabinet me nëpunës “administrativë”. Kështu e etiketon analisti i njohur qeverinë e re.
Sipas tij, politikat e strategjitë diktohen nga kryeministri e për pasojë ministrat duan apo nuk duan shndërrohen në nëpunës administrativë.
Kikia: Nëse një qeveri dështon ne do t’i kërkojmë llogari kryeministrit. Prandaj edhe përzgjedhjen e ministrave e bën ai. Ministrat kanë pak në dorë në punën e tyre.
Pak kush mund të thotë që ministrat janë përgjegjës për politikat në fushat që ata drejtojnë. Politikat e strategjitë diktohen nga kryeministri e për pasojë ministrat duan apo nuk duan shndërrohen në nëpunës administrativë.
Duhet të ishte e udhës që ministrat të kishin më shumë hapësirë dhe lirshmëri mbi mënyrën e shpenzimit të buxhetit në ministritë përkatëse.