Salianji: Niko Peleshi duhet të dilte para drejtësisë për helmim të ushqimeve, bëhet ministër i Mbrojtjes

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i zgjedhur i PD-së Ervin Salianji, me anë të një postimi, shkruan se Niko Peleshi duhet të dilte para drejtësisë, për helmim të ushqimeve.

Salianji thekson se një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ shitej në Shqipëri si pleh kimik, gjatë kohës kur Peleshi ishte Ministër i Bujqësisë.

Ai shton se në vend që Peleshi të përgjigjej para drejtësisë, promovohet si ministër i Mbrojtjes.

Në qeverinë e ricikluar ofrohet dhe mbrojtje për Niko Peleshin!

Prej 2 vitesh, ndaj tij qëndron një dosje në SPAK, për përdorim pesticidesh të rrezikshme. Një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ shitej në Shqipëri si pleh kimik, gjatë kohës kur Peleshi ishte Ministër i Bujqësisë.

‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.

Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.

Si mundet të bëhesh Ministër, kur ke helmuar qytetarët me pesticide si Silicon Mix?

Peleshi sot duhet të ishte i pandehur dhe me mbrojtës para gjykatës por mbrohet dhe promovohet si Ministër i Mbrojtjes.

Niko Peleshi duhet të dalë sa më parë para drejtësisë për helmim të produkteve ushqimore.

Zjarr Tv Ad