Kim Jong Un do takohet me Putinin në Rusi

0
2
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un  do takohet së shpejti me presidentin rus, Vladimir Putin. Mediat e Koresë së Veriut raportuan se Kim Jong Un do vizitojë Rusinë në gjysmën e dytë të prillit.

“Kim së shpejti do bëjë një vizitë në Federatën Ruse me ftesën e presidentit rus Vladimir Putin,”-tha shërbimi zyrtar i lajmeve i KCNA i Koresë së Veriut.

Njoftimi erdhi pasi Koreja e Veriut shprehu kritika ndaj Shteteve të Bashkuara mbi bllokimin e negociatave mbi denuklearizimin. Është spekuluar se Putin mund të takojë Kim në qytetin lindor të Vladivostok, gjatë një ndalese në rrugën e tij drejt një konference në Kinë.

 

Zjarr Tv Ad