Kim Kardashian jep lajmin e tríshtë për fansat, merr fund “Keeping Up With the Kardashians”

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shfaqjes së famshme të familjes Kardashian do ti vijë fundi, ka njoftuar Kim Kardashian West. “Me dëshpërim, ne kemi marrë vendimin e vështirë si familje për t’i thënë lamtumirë Keeping Up With The Kardashians,” tha ajo në një deklaratë të postuar në Twitter.

Reality show zgjati 14 vite dhe i dha famë yjeve si Kim, motrave të saj, prindërve, partnerëve dhe fëmijëve. Sezoni final (21), do të dalë në fillim të vitit 2021.

Duke shprehur falënderimet e saj për “mijëra individë dhe biznese” të përfshirë në program, Kim gjithashtu shtoi: “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë që kanë shikuar dhe mbështetur mua dhe familjen time këto 14 vitet e fundit të pabesueshme”.

Kjo shfaqje jo vetëm i dha famë, por edhe miliarda dollarë pesë motrave të famshme që janë në epiqendër të rrjeteve sociale

Zjarr Tv Ad