Kina do të rregullojë tarifat e importit për disa produkte në vitin 2020

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina do të rregullojë tarifat e importit për një gamë produktesh duke  filluar nga 1 janari 2020 për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë  të tregtisë, njoftoi të hënën Komisioni i Tarifave Doganore i Këshillit  të Shtetit. Për të stimuluar potencialin e importit dhe për të optimizuar  strukturën e importeve, Kina do të zbatojë tarifa të përkohshme importi  për mbi 850 mallra, që janë më të ulëta se tarifat e vendeve të  favorizuara.

Duke nisur prej 1 korrikut 2020, Kina do të nisë uljen e pestë të tarifave për 176 produkte të teknologjisë së informacionit.

Komisioni i Tarifave Doganore tha se rregullimi tarifor do të  ndihmojnë në uljen e kostove të importit, shpejtimin e ndërtimit të  zonës së tregtisë së lirë me një nivel më të lartë, lejimin e vendeve  dhe rajoneve të tjera të marrin pjesë në zhvillimin e Kinës si dhe do të  krijojë një stad të ri të tregtisë ndërkombëtare me bashkëpunim të  hapur, gjithëpërfshirës dhe me përfitime të ndërsjella.

Zjarr Tv Ad