Kina harton ligjin e ri: Nëse fëmija sillet keq, do ndëshkohen edhe prindërit

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti kinez, do të shtyrtojë legjislacionin për ndëshkimin e prindërve, nëse fëmijët e tyre shfaqin “sjellje shumë të keqe ose kryejnë vepra penale”.

Në draftin e ligjit për promovimin e edukimit familjar, prindërit do të ndëshkohen dhe do të urdhërohen të zbatojnë programe udhëzuese për edukimin familjar, nëse konstatohet sjellje shumë e keqe ose vepra penale te fëmijët nën kujdesin e tyre.

Draft ligji për promovimin e edukimit familjar, i cili do të rishikohet këtë javë, gjithashtu u kërkon prindërve të caktojnë kohë për fëmijët e tyre për të pushuar dhe luajtur.

Muajt ​​e fundit, Ministria e Arsimit, ka zvogëluar detyrat e shtëpisë dhe ka ndaluar mësimin pas shkollës.

Zjarr Tv Ad