Një shkencëtar kinez pretendon se ka krijuar qëniet e para njerëzore në botë të modifikuara gjenetikisht. Bëhet fjalë për dy binjake të cilat kanë ardhur në jetë një muaj më parë, ADN-ja e të cilave është modifikuar me një mjet të ri të fuqishëm në gjendje për të rishkruar kodin gjenetik. Një shkencëtar amerikan phon se ka marrë pjesë në këtë proces në Kinë ku është përdorur një teknikë e cila në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar. Ndryshimet e ADN-së mund të kalojnënë brezat e ardhshëm dhe rrezikojnë të dëmtojnë gjene të tjera. Por nëse lajmi do të konfirmohej do të ishte një kapërcim shumë i madh përpara si në fushën e shkencës ashtu dhe atë në etikës.
Shumë shkencëtarë tradicionalë mendojnë se është shumë e rrezikshme si përpjekje dhe disa prej tyre e kanë cilësuar këtë sipërmarrje kineze si një eksperiment njerëzor. Shkencëtari He Jiankui nga Shenzhen, deklaroi se ka përzier embrionet e shtatë cifteve gjatë trajtimeve të fertilitetit, me një shtatzani të përfunduar. Objektivi i tij, nuk ishte kurimi apo parandalimi i një sëmundje të trashëgueshme, por aftësinë për ti rezustuar infeksionit të Sidës. Ai tha se prindërit e përfshirë kanë refuzuar të identifikohen apo të intervistohen, si dhe të japin ndonjë të dhënë për vendin ku jetojnë dhe punojnë. Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur për kërkimet e tij, të cilat nuk janë publikuar në shtyp, ku dhe mund të ekzaminoheshin nga ekspertë të tjerë.