“Kishim qëndrime të ndryshme”, Këlliçi e thotë hapur: Kam firmosur për Salianjin si kryetar i grupit të PD

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kandidat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka treguar hapur se ka firmosur pro kolegut të tij Ervin Salianji që ky i fundit të ishte kreu i grupit të demokratëve.

Këlliçi tha se ndonëse më parë kanë menduar ndryshe, duke iu referuar dhe 8 janarit, tha se pavarësisht kësaj, ai ka qenë ndër firmëtarët e parë. Sipas Këlliçit kjo nismë bëhet për hir të bashkimit të demokratëve.

“Kam qenë një nga firmëtarët e parë. Unë dhe zoti Salianji, kushdo që ka qenë i përfshirë në historikun e PD në këto 7 vitet e fundit, mbase nuk kemi qenë miqtë më të mirë me njëri-tjetrin, kemi qenë rivalë dhe kemi vazhduar dhe kemi pranuar rezultatin.

Kemi vazhduar karrierën tonë politike. Por për hir të bashkimit të PD-së, unë kam firmosur për zotin Salianji pa diskutim, me bindjen e absolute se kjo i shërben qetësimit të ujërave në PD dhe një nisme për të bashkuar kë të mundemi.”, tha ai për A2cnn.

Zjarr Tv Ad