Kishin zaptuar hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, procedohet administratori dhe pronarja e subjektit

0
82
Pushues duke bere banjo dielli ne plazhin e Radhimes ne Vlore. Ndonese temperaturat e larta kane filluar prej disa ditesh, plazhet ne vijen bregdetare nga Uji i Ftohte deri ne Orikum, jane pothuajse bosh. /r/n/r/nPeople sunbathing on the beach of Radhime, near the city of Vlore. Although the high temperatures have started for some days the beaches from Uji i Ftohte to Orikum are still almost empty.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Sarandës ka intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave pulbike për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil.

Procedohen penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Sekuestrohen 489 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad