Kishte bërë rekurs 5 vjet më parë, tani i erdhi radha/ Ish-ministri Ksera në Gjykatën e Lartë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur kanë kaluar gati 7 vite nga dita kur u dënua me 16 muaj burg për vjedhje dhe shpërdorim detyrë, ish-ministri i  Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë e Sali Berishës, Spiro Ksera do të rigjykohet në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë ka caktuar datën 18 tetor për shqyrtimin e rekursit të bërë nga ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe tre ish-vartësve të tij kundër vendimit të Apelit Tiranë.

Në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë, ish-ministri kërkon prishje të vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Gjykatës së Tiranës dhe deklarimin e tij të pafajshëm. Shqyrtimi i dosjes do të bëhet nga trupa gjykuese, e cila është përbërë nga: gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Edhe pse dosja ka që në janar të vitit 2017 që ndodhet në Gjykatën e Lartë, Vettingu dhe mungesa e gjyqtarëve e shtyu edhe kohën e gjykimit të ksaj dosjeje.

Dhjetorin e vitit 2016, Apeli i Tiranës la në fuqi deklarimin e fajshëm të ish-ministrit dhe tre ish-vartësve të tij. Sipas gjykatës, ish-zyrtarët e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale kishin përvetësuar 30 milionë lekë nga buxheti i ministrisë, duke bërë fiktivisht, vetëm në letra, disa aktivitete për shtresat në nevojë. Ksera u arrestua në 29 janar 2016 dhe qëndroi në burg deri pak ditë pas vendimit të Apelit.

Zjarr Tv Ad