Një 48-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vjedhje në shumën e 400 mijë eurove.
Arrestimi është bërë në Delvinë ku gjatë kontrolleve në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim 9 persona.
Policia e Delvinës bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek.
Për këtë shtetas u ekzekutua Vendimi penal datë 20.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Vjedhja’ .
Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Policia e Sarandës u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit me të cilin qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si ‘Kokainë’.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt’.