Femrat e dashuruara janë më të prira për të shtuar peshë, prandaj në vitin e parë të lidhjes me partnerin mund të shtojnë edhe deri në katër kilogramë më shumë. Edhe pse ndihemi më mirë, sipas shkencëtarëve fillimet e një lidhjeje dashurore, mund të ketë ndikim të keq në pamjen tonë.
Në të vërtetë, femrat të cilat janë të lumtura në dashuri hanë më shumë se zakonisht dhe janë të prira të shtojnë peshë. Shkaku është se ndjenja e kënaqësisë që sjell dashuria te femrat u shton atyre oreksin.
Gjithashtu, më shumë se gjysma e të anketuarave kanë pranuar se kanë qenë më të dobëta kur nuk kanë qenë të dashuruara, përkatësisht pa partnerë. Nga ana tjetër, te meshkujt dashuria ndikon krejtësisht ndryshe. Në të vërtetë, kur gjejnë partnere të re mashkulli dobësohet deri në tre kilogramë në vitin e parë.