“Kjo është drejtësi me regji”, Vasili: Nuk preket asnjë nga qeveria! Korrupsioni në ARRSH, i frikshëm

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, arrestimin e kreut të Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe e quan si “drejtësi me regji”, ndërsa thotë se qeveritarët janë të paprekshëm nga institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH.

Vasili tha në një intervistë për “News24” se korrupsioni në ARRSH ka qenë i frikshëm, ndërsa tenderat e Afrim Qendros, që sot është nënkryetar i Bashkisë në Vlorë, janë denoncuar edhe nga opozita.

Pjesë nga deklarata e Vasilit:

Ka heshtje për çështje të mëdha, mbyllje për çështje të mëdha. Mbyllje për çështje për kryeministrin që shantazhonte oficerët e policisë që raportonin këto çështje. Emiljano Nuhu, Zagani, ndodhen në emigrim se nuk e kanë jetën të sigurtë këtu. Kjo është drejtësi me regji. U ikën çështjeve të mëdha. Tenderat i bëjnë ministrat, askush nga qeveria nuk preket, e gjejnë atë kryetarin e Bashkisë së Lushnjes.

SHBA kanë qenë gjithmonë mbështetës të çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin. Nëse DASH thotë një shtet që nuk funksionon, që ka pastrim të madh parash, korrupsion të lartë, këto gjëra s’janë të një viti, janë të dy viteve më parë. Para se të dilte Berisha “non-grata”. Raporti i DASH thotë që Shqipëria është kthyer në bazë për krimin nga Amerika Latine.

Unë kam denoncuar tendera të ARRSH, me një korrupsion të frikshëm, Afrim Qendro u bë nënkryetar i bashkisë në Vlorë, tani mua më duhet veprimi i SPAK, i BKH, por nëse kanë dy vjet që ngrihen dhe nuk lëvizin gishtin për to…as një qytetar nuk mashtrohet.

Zjarr Tv Ad